Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon “Baku 2015” për mundësit kosovarë

NULL NULL
17.06.2015 13:22
Mundësit kosovar janë përshëndetur nga 'Baku 2015' duke dështuar të shënojnë ndonjë sukses.

Aventura e garuesve kosovar të mundjes në lojërat evropiane në Baku ka marrë fund të mërkurën.

Kjo pasi asnjë nga tre pretendentët nuk arriti ta kaloj të 1/8 e finales.

Kastriot Sedolli në kategorinë 57 kilogram u mund 5:0 nga mundësi i kombëtares së Shqipërisë Islam Islamaj. Më pas në kategorinë 65 kilogram Arlind Curri nuk arriti ti bëjë ballë turkut Mustafa Kaya që fitoi 4:1. I fundit që u eliminua ishte Edon Shala në peshat e rënda 97 kilogram, ky pësoi nga rusi Abdusalam Gadisov 4:0.

Mirë nuk i shkoi në Baku as shenjëtares Lumturie Rama. Kjo në qitje me pistoletë ajrore në disiplinën 10 metra zuri vendin e 36, që ishte i fundit me 351 pikë.

Ndërkohë në Azerbejxhan sot nga ora 15:45 do të debutoj boksieri Naser Shala. Ky në kategorinë 64 kilogram do të ballafaqohet me francezin Hassan Amzile.

lajme të ngjashme