Përfundon aventura televizive e Blastës në Big Brother VIP Kosova (VIDEO) NULL NULL 25.02.2023 20:40 25.02.2023 20:40 Pas incidentit të djeshëm që pësoi Blasta, ku morri lëndime tek pjesa intime, rrugëtimi i tij afro një mujor në Big Brother VIP Kosova ka marrë fund. Aktualisht, Blasta është nën përkujdesje të mjekëve dhe gëzon gjendje shumë të mirë shëndetësore. Por, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore ia pamundëson atij rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga patenta ligjore e formatit televiziv – Big Brother VIP Kosova. Blasta, emri i vërtetë i të cilit është Lorik Shaqiri, bëhet konkurrenti i dytë që eliminohet nga BBVK për shkaqe shëndetësore. Edhe ish-konkurrenti tjetër i BBVK-së, Gjon Karrica apo Lugati, ishte diskualifikuar nga loja pas problemeve me shëndetin. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.