Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfundon afati për regjistrim të skuadrave, këto klube do të garojnë në Superligë e Ligë të Parë

NULL NULL
14.09.2020 13:30

Ka përfunduar afati për paraqitjen e klubeve për edicionin e ri 2020/2021 në basketboll.

Në sezonin e ri në Superligë do të garojnë tetë skuadra, kurse për një vend në “play-out” do të garojnë Trepça dhe AS Prishtina, bën të ditur Federata e Basketbollit e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Klubet e regjistruar për Superligë janë: Sigal Prishtina, Peja, Bashkimi, Ponte Prizreni, Golden Egale Ylli, Rahoveci, Trepça, Vëllaznimi”.

“Ndërkohë, për Ligën e Parë janë paraqitur: Lipjani, Marigona Hill Prishtina, Istogu, AS Prishtina, Prishtina e Re, Vushtrria, Drita, Mega Sport dhe Neë Basket”.

Edicioni i ri do të nisë në mesin e muajit tetor me ndeshjet e Superkupës për të vazhduar më pas me takimet e Superligës.

lajme të ngjashme