Përfundojnë të qeta protestat e serbëve në veri, policia del me njoftim NULL NULL 02.09.2024 09:18 02.09.2024 09:18 Foto ilustruese: Policia e Kosovës Policia bën me dije se protestat e mbajtura sot në dy lokacione në veri të Mitrovicës, kanë përfunduar të qeta. Sipas njoftimit, policia thotë se ndonëse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njej të drejtën e qytetarëve për shprehen e lirë përmes tubimeve e protestave tq qeta. Tutje bëhet e ditur se protestuesit janë shpërndarë rreth orës 08:45 ndërkaq policia ka vazhduar me detyrat e rregullta. Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave. Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente. Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore. Protestojnë serbët në Mitrovicë të Veriut, kërkojnë të kthehen në punë në komunën paralele