Përfundojnë sulmet me armë zjarri në Banjskë (VIDEO) NULL NULL 24.09.2023 19:05 24.09.2023 19:05 Kanë përfunduar përleshjet me armë zjarri ndërmjet Policisë së Kosovës dhe grupit kriminal serb në Banjskë të Zveçanit. Gazetari Haris Ademi nga vendi i ngjarjes ka raportuar se sipas informacioneve jozyrtare që ka, konflikti i armatosur ka përfunduar. Tutje, ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovë ka rrethuar manastirin e Banjskës, ku po qëndronin sulmuesit e Policisë. Nga këto sulme, një pjesëtar i Policisë ka humbur jetën dhe dy të tjera janë larguar. Ndërsa nga ana e sulmuesve deri më tani është konfirmuar se tre prej tyre janë vrarë.