Përfundojnë pjesët e para në Ligën e Kombeve, spektakël në ndeshjen Itali – Belgjikë NULL NULL 10.10.2024 21:30 10.10.2024 21:30 Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet kryesore të Ligës së Kombeve këtë të enjte. Italia po udhëheq me rezultat prej 2-1 kundër Belgjikës, falë golave Cambiasos i cili shënoi në minutën e parë dhe Reteguit i cili shënoi në të 24-tën. Ndërsa, në minutën e 40-të, Italia mbeti me një lojtar më pak në fushë, ku Pellegrini u ndëshkua me të kuq, teksa pas një skene mirë të përgatitur De Cuyper shënoi për 2-1. Tri gola u shënuan në ndeshjen Izrael – Francë, ku Camavinga shënoi për francezët në minutën e 7-të, për ta barazuar rezultatin Izraeli me Gandelman në të 24-tën, ndërsa katër minuta më vonë Nkunku shënoi për 1-2. E, ndeshja Angli – Greqi u mbyll pa gola gjatë 45 minutave të para, me një gol të anuluar të Greqisë në minutën e 11-të. 🚨🇪🇺 GOAL | Italy 2-1 Belgium | Maxim De Cuyper MAXIM DE CUYPER PULLS ONE BACK FOR BELGIUM!pic.twitter.com/56aPjneHFl — Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 10, 2024