Përfundojeni dukjen tuaj të plazhit me këto çanta (FOTO) NULL NULL 04.08.2019 12:00 04.08.2019 12:00 Ditët e plazhit janë më të mirat. Zgjoheni herët nga qejfi për t’i veshur rrobat e banjos dhe për të mbledhur të gjitha gjërat e domosdoshme për një aventurë bregdetare që do të mbahet në mend. Por, ku do t’i vendosni gjërat, duke filluar nga syzet e diellit, kremat e deri tek peshqirët? Për mua, ka pasur kaq shumë raste kur unë kam marrë çantën e gabuar në plazh – ose edhe më keq, çantë dhe qese. Më të mirat, që janë trend i kësaj vere, janë çantat nga kashta. Megjithatë ato nga materialet e lehta dhe që nuk prishen lehtë nga uji e zalli zënë vend tek zgjedhjet tona për ditët në plazh. Më poshtë ju sjellim të preferuarat tona.