Përfundohet Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Shqipëri, ka ushtarakë edhe nga Kosova NULL NULL 23.05.2025 16:22 23.05.2025 16:22 Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka thënë se ka përfunduar Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në mesin e ushtarakëve të certifikuar, ka edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Në ceremoninë e përfundimit të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku u certifikuan 18 ushtarakë të lartë nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Italia, Turqia, si dhe profesionistë civilë nga institucione të ndryshme të sigurisë në vend”, u shpreh Vengu. /Klankosova.tv