Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë NULL NULL 18.10.2024 10:42 18.10.2024 10:42 Foto: Ilustruese Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga zjarri në Prishtinë. Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe poashtu është arrestuar një person. “Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpi e pabanuar. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin, po ashtu është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor, njofton Klankosova.tv.