Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në vendngjarje NULL NULL 29.01.2026 07:54 29.01.2026 07:54 FOTO ILUSTRUESE. Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një lokal në “Rrugën B” në kryeqytet. Lidhur me rastin ka folur Mal Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, i cili ka bërë të ditur për Klankosova.tv se ekipet ndodhen aktualisht në terren dhe zjarri ka arritur të shuhet. Ai shtoi se momentalisht nuk dihet për persona të lënduar.