Përfshihet nga zjarri një automjet në Uglar të Gjilanit NULL NULL 18.07.2024 18:37 18.07.2024 18:37 Foto ilustruese e përfshirjes nga zjarri të një automjeti. Është përfshirë nga zjarri një automjet në fshatin Uglar të Gjilanit. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush. “Më 18.07.2024 rreth orës 14:37 kemi pranuar informacion se në fshatin Uglar komuna e Gjilanit një automjete me targa civile është përfshirë nga zjarri”. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, thuhet tutje në konfirmim.