Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

NULL NULL
25.04.2026 10:21

Një banesë private në lagjen 10 të Korçës është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicioner, duke u përhapur më pas në të gjithë banesën, shkruan vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht familjarët kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Flakët janë neutralizuar dhe nuk paraqesin rrezik për banesat përreth.

lajme të ngjashme