Përfshihen nga zjarri drutë brenda hapësirës së shkollës “Sylejman Vokshi” në Deçan NULL NULL 20.01.2026 08:44 20.01.2026 08:44 Mëngjesin e sotëm, zjarri ka përfshirë një hapësirë të Shkollës Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan. Sipas drejtorit të Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj, zjarri kishte përfshirë drutë për ngrohje të shkollës, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është i njohur, transmeton Klankosova.tv. Menjëherë janë lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin në përputhje me procedurat ligjore. Hulaj ka bërë të ditur se procesi mësimor në “Sylejman Vokshi” do të vazhdojë pa asnjë ndërprerje, pasi që shkolla është e pajisur edhe me kondicionerë për ngrohje. “Po ashtu, do të bëhet furnizimi i menjëhershëm me dru për ngrohje”, ka shkruar ai në Facebook. “Falënderojmë zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe të gjithë të angazhuarit për reagimin e shpejtë dhe profesional, sidomos duke marrë parasysh kushtet e vështira dhe temperaturat e ulëta, ku kanë qëndruar në terren gjatë gjithë natës”.