Performanca e “nxehtë” e Lady Gagës dhe Bradley Cooper në Oscars (VIDEO) NULL NULL 25.02.2019 11:00 25.02.2019 11:00 ‘Kimia’ elektrizuese e Lady Gagës dhe Bradley Cooper gjatë performancës së tyre të këngës “Shallow” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars duket se ka qenë një nga momentet më të veçanta të natës. Duke shikuar në sytë e njëri-tjetrit, yjet e “A Star Is Born” kanë dhënë një performancë të ‘nxehtë’, sa në një moment gati sa edhe nuk janë puthur. Vetëm disa minuta më vonë, kjo këngë u shpërblye me çmimin Oscars për “Këngën më të mirë origjinale”. https://www.youtube.com/watch?v=xVx-zvCjUZU Kjo paraqitje e Gagës në Oscars ishte hera e parë që ajo është parë në publik pasi i ka dhënë fund fejesës me 50 vjeçarin Christian Carino. Derisa Gaga që së fundi është sërish beqare ka ecur në tapetin e kuq e vetme, Cooper është shoqëruar nga nëna e tij Gloria dhe e dashura e tij Irina Shayk, me të cilën ka edhe vajzën njëvjeçare. Performanca e Gagës dhe Cooper nxiti shumë reagime në rrjetet sociale. Shumë prej komentuesve aludonin në diçka më shumë se sa vetëm një performancë. Madje kishte edhe nga ta që i propozuan që ‘çifti’ të merrte edhe një dhomë. Sidoqoftë, një person që dukej se nuk u shqetësua nga afërsia mes Gagës dhe Cooper, ishte partnerja e këtij të fundit – modelja Irina Shayk. Ajo i ka duartrokitur fuqishëm të dy pas performancës së tyre të nxehtë. Më herët gjatë këtij muaji, ishte Cooper ai që e falënderoi të dashurën e tij që që e kishte mbështetur gjatë kohës sa ai kishte krijuar muzikën për filmin “A Star Is Born”. Shayk e ulur në mes të dashurit të saj dhe këngëtares Gaga, është parë edhe duke duartrokitur në momentin kur kjo e fundit kishte ecur drejt skenës për të marrë çmimin për “Këngn më të mirë”.