Përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj diellit NULL NULL 16.01.2022 23:35 16.01.2022 23:35 Ekspozimi i njerëzve dritës së diellit, konsiderohet të jetë vendimtar për mirëqenien tonë. Shëndeti mendor dhe fizik mbështetet duke parë dritën përmes syve, e cila më pas transmetohet në të gjitha pjesët e trupit. Qëndrimi ulur në diell në baza ditore, ka më shumë përfitime sesa thjesht të ndihmojë në rritjen e niveleve të vitaminës D, transmeton Klankosova.tv. Sasia e duhur e ekspozimit në diell varet nga lloji i lëkurës, mosha, historia e shëndetit, dieta juaj dhe sigurisht vendi ku jetoni. 5 deri në 15 minuta janë të shkëlqyera nëse doni të korrni përfitime të shumta, por duke mos harruar të lyheni me kremin kundër diellit dhe të vendosni syze.