Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përfitimet nga vaji i merlucit

NULL NULL
03.02.2025 17:27

Vaji i merlucit është një lloj vaji i peshkut që mund të merret në formën e tij origjinale ose edhe si pilulë.

Është shumë i pasur me vitaminat A dhe D, dhe numëron shumë dobi që mund t’ia sjellë një përdoruesi të rregullt të tij.

Ai ndihmon me dhimbjen e kyçeve si dhe njihet si përforcues i fortë i eshtrave, sidomos te fëmijët ku eshtrat janë në zhvillim e sipër.

Vaji i merlucit po ashtu ndihmon në trajtimin e inflamacionit, njashtu edhe atij kronik, pasi që shtyp proteinat që e promovojnë inflamacionin, si dhe falë përmbajtjes së antioksidantëve.

E mirë tjetër e tij është shëndeti i syve pasi që acidet omega-3 reduktojnë rrezikun për dëmtim nervor të syve  si dhe atë të glaukomës.

Ky lloj vaji po ashtu redukton rrezikun për sëmundje të zemrës pasi që ul trigliceridet si dhe e rrit “kolesterolin e mirë” HDL.

Gjë tjetër e mirë që vjen nga vaji i merlucit është edhe zbutja e simptomave të ankthit dhe depresionit pasi që duke reduktuar inflamacionin kronik që është një ndër faktorët e këtyre dy të lartpërmendurave, ky vaj rrjedhimisht ndikon për të mirë në luftimin e ankthit dhe depresionit.

lajme të ngjashme