Përfaqësuesi special i NATO-s viziton KFOR-in NULL NULL 14.02.2023 17:25 14.02.2023 17:25 Zëvendësasistenti i Sekretarit të Përgjithshëm për Çështje politike dhe Politikë të Sigurisë dhe Përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kaukaz dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina ka vizituar Zyret Qendrore të KFOR-it në Prishtinë. Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia e njoftoi për aktivitet dhe situatën e sigurisë në regjion, bën të ditur KFOR në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv. Ristuccia theksoi se KFOR vazhdon ta zbatojë çdo ditë mandatin e saj, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999, në mënyrë që të sigurojë ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes per të gjithë qytetarët në Kosovë. KFOR gjithashtu vazhdon të krijojë kushtet për dialogun e ndërmjetësuar midis Beogradit dhe Prishtinës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025