Përballja e parë Conte-Spalletti, e çuditshme, por e vërtetë NULL NULL 06.12.2025 11:56 06.12.2025 11:56 Përballja mes Antonio Conte dhe Luciano Spalletti në ndeshjen Napoli – Juventus po shihet si një nga duelet më intriguese të javës në Serie A dhe jo vetëm. Sipas Sportmediaset, Juventusi i Spallettit ka vendosur të mos udhëtojë një ditë përpara në Napoli, por të mbërrijë vetëm pak orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e tensioneve të zakonshme të pritjes së tifozëve të skuadrës vendase . Nga ana tjetër, Conte ka zgjedhur heshtjen totale mediatike, duke refuzuar çdo dalje para gazetarëve në prag të sfidës, një lëvizje që synon të mbajë ekipin e tij të fokusuar maksimalisht te fusha e blertë . Kjo ndeshje shënon herën e parë që dy trajnerët përballen në një ndeshje zyrtare, pavarësisht se prej vitesh kanë qenë në skenën e futbollit italian në pozita të ndryshme . Napoli hyn në këtë duel me moral të lartë, pasi ka fituar gjashtë takimet e fundit ndaj Juventusit, ndërsa bardhezinjtë kërkojnë të thyejnë më në fund tabunë dhe të qëndrojnë në garë për objektivat madhorë të sezonit . Me atmosferën që sa vjen e nxehet, dhe me dy trajnerë që përfaqësojnë filozofi të forta dhe të ndryshme loje, përballja Conte – Spalletti premton të jetë një sfidë ku taktika, karakteri dhe presioni do të luhasin rol vendimtar. Ndeshja luhet të dielën në stadiumin Diego Armando Maradona me fillim nga ora 20.45, dhe transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.