Franca kalon me ‘lehtësi’ ndaj Suedisë, Meksika eliminon Ekuadorin NULL NULL 01.07.2026 07:21 01.07.2026 07:21 Franca ka kaluar në raundin tjetër të fazës eliminatore të Kupës së Botës pas fitores bindëse ndaj Suedisë. “Gjelat” mposhtën Suedinë me rezultat 3-0 me golat e shënuar nga Mbappe (2x) dhe Barcola, transmeton klankosova.tv. Franca në 1/8 e finales përballet me Paraguajn, kombëtare kjo që shkaktoi befasi duke eliminuar Gjermaninë. Në anën tjetër rrugëtimi i Ekuadorit u ndal nga Meksika që shënoi fitore prej 2-0.