Për terrorizmin do shkruhet, kur të ketë marrë fund NULL NULL 04.12.2015 19:45 04.12.2015 19:45 Martin Amis vjen në një rrëfim mbi krizat në Europë, rritjen e numrit të emigrantëve drejt vendeve me ekonomi më të mirë, përplasjet fetare dhe Nabokovin…Shkrimtari mund të lexohet në shqip me romanin “Treni i natës”, nga botimet “Saras” Koha për të shkruar mbi Epokën e Terrorizmit do të vijë kur atij t’i ketë ardhur fundi ose të paktën kur t’i lëkunden themelet. Norman Mailer thoshte se terrorizmi duhej katandisur në “një nivel të tolerueshëm” dhe kjo mund të jetë më e mira që mund të shpresojmë. Edhe udhëtimi më i mërzitshëm i ngjan një historie të shkurtër. Martin Amis një nga shkrimtarët më të njohur të kohës, rrëfen kështu në një intervistë dhënë për New York Times, duke treguar sesi udhëtimet që bëri pak kohë më parë nëpër Europë u kthyen në një burim frymëzimi për t’i kthyer në tregime. Në një kohë të mbushur me zhvillime politike ose sociale, një shkrimtar nuk ka si të jetë i shkëputur prej saj, dhe pse detyra e shkrimtarit nuk është të jetë domosdo i angazhuar”. Romancierët nuk duhet të ngatërrohen kurrë me detyra e detyrime. Por, nëse ndiejnë një farë shtyse letrare për të trajtuar realitete politike, atëherë patjetër”, thotë ai. Martin Amis ka ardhur për herë të parë në gjuhën shqipe nga botimet “Saras” me romanin “Treni i natës”, i cili mund të gjendet në çdo librari. Historia e një ngjarjeje të kohës moderne, zbulohet përmes fletëve të librit me gjithë tragjizmin e saj, duke na treguar anë të fshehta të mendjes sonë. Martin Amis ka aftësinë ta kthejë lexuesin në një personazh të librit të tij, dhe këtu qëndron forca e tij si shkrimtar. “Treni i natës” ka brenda një nga sëmundjet e kohës së sotme, siç është vetëvrasja, por dhe idenë e gjetjes së rrugës drejt dritës dhe kur je në mes të errësirës. Vetë Amis e konsideron këtë libër një nga më të dashurit e tij. Së shpejti, “Saras” do të sjellë për lexuesin dy vepra të tjera të këtij autori si “Zona e interesit” dhe “Shtëpia e takimeve”. Pjesa më e madhe e tregimit “Oktober” (Tetori), botuar në edicionin e kësaj jave, bazohet në përvojat tuaja gjatë një turneu libri pak kohë më parë në Europë. Çfarë ju shtyu që ta ktheni në tregim, dhe jo në ese, apo kujtim ditari? Dhe, pasi vendosët për këtë zgjidhje, pse keni përdorur kaq material bazuar në fakte të vërteta të jetës suaj? Edhe udhëtimi më i mërzitshëm i ngjan një historie të shkurtër: fillimi, vazhdimi, fundi, me udhëtarin që zhvendoset dhe ndërkohë që shpresojmë se e ka marrë kumtin. Dhe ky udhëtim i veçantë ishte tejet interesant dhe jashtëzakonisht turbullues. Për një farë kohe të shkurtër, të shkruarit e mora si një farë mënyre të paraqitjes së pikëpamjeve të mia, por unë doja lirinë e veçantë që të mundësonte trillimi. Ndërsa historia zhvillohej, dukej sikur ajo kishte nevojë që ta mbrujtja me ca mbresa nga jeta ime: jo jeta si shkrimtar, por si bir, bashkëshort dhe baba. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/04/per-terrorizmin-do-shkruhet-kur-te-kete-marre-fund/