Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për të gjetur peshën mesatare në fluturime, Air New Zealand do t’i peshojë pasagjerët

NULL NULL
30.05.2023 23:56
air new zeland

Linja ajrore kombëtare e Zelandës së Re tha të martën se do të fillojë t’i peshojë pasagjerët si pjesë e një sondazhi që po kryen çdo pesë vjet.

Në një përpjekje për të ndihmuar linjën ajrore të llogarisë peshën mesatare të peshës së pasagjerëve, kujtdo që hipën në një fluturim të Air New Zealand do t’i kërkohet të ngjitet së pari në një peshore.

Për klientët, ekuipazhin dhe çantat e kabinës, ne përdorim peshat mesatare, rezultatet e të cilave i marrim nga kryerja e këtij studimi”, tha specialisti i përmirësimit të kontrollit të ngarkesës së Air New Zealand, Alastair James.

Ai shtoi se të dhënat do të mblidhen në mënyrë anonime dhe nuk do të ekspozohen për t’i parë njerëzit aty pranë.

Linja ajrore tha se do të përpiqet të peshojë më shumë se 10,000 udhëtarë midis 29 majit dhe 2 korrikut.

Procesi është vullnetar dhe do të bëhet për fluturimet që nisen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Auckland në Zelandën e Re.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme