Për shkaqe teknike, ndërpritet seanca në rastin e Liridona Ademajt – vazhdon më vonë NULL NULL 24.11.2025 11:35 24.11.2025 11:35 Foto nga Kosova Press Seanca gjyqësore për rastin e Liridona Ademajt, ani pse ka nisur qysh në ora 09:30 të mëngjesit, është shtyrë për në mesditë. Siç raporton KosovaPrss, shtyrja e seancës ka ndodhur për shkak të pengesave teknike, transmeton Klankosova.tv. “Për shkak te pengesave teknike, seanca e paradites ndërpritet dhe i njëjti do të vazhdojë në 13:10 minuta”, ka thënë gjyqtarja, Fatime Dërmaku. Të pranishëm në gjykatore kanë qenë të akuzuarit, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla e Granit Plava, derisa në cilësinë e dëshmitarit, ka munguar babai i Naimit, Shaban Murseli, megjithatë është aprovuar leximi i deklaratës së tij, e dhënë më 6 dhjetor 2023 në Polici të Kosovës. Çka kishte deklaruar babai i Naim Murselit në Polici, pas vrasjes së Liridonës?