Për shkak të shiut, shtyhen meçet e boksit në Prishtinë NULL NULL 05.08.2023 19:29 05.08.2023 19:29 Për shkak të reshurave të shiut, janë shtyrë meçet e boksit të cilat ishin paraparë të nisin në orën 19:00 në Prishtinë. Sipas organizatorëve, meçet janë shtyrë për të paktën gjysmë orë, transmeton Klan Kosova. Kujtojmë se sonte, boksieri Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë ndoshta meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme. Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin ËBC, në peshat gjysmë të rënda.