Për më shumë art NULL NULL 04.06.2015 13:00 04.06.2015 13:00 Me një aktivitet interesant Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve u shënua edhe në shkollën ‘’Meto Bajraktari’’. Me bashkëpunimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë për stimulimin e fëmijëve që të merren me art, nxënësit e klasës II/3, nën udhëheqjen e mësueses Venera Nushi, kanë realizuar projektin artistik “Me gjurmët tona sot – për më shumë art nesër” Ky projekt kishte qëllim të ndihmojë kabinetin e artit figurativ të kësaj shkolle, dhe ishin të përfshirë 37 fëmijë të moshës 7 dhe 8 vjeç. Këta fëmijë me shenja të duarve dhe këmbëve krijuan punime të ndryshme dhe atraktive.