Për këtë ishte e turpëruar Blake në fillim të karrierës NULL NULL 25.04.2019 17:41 25.04.2019 17:41 Blake Lively ishte aq e turpëruar për faktin se kishte veshur fustanet e markës Forever 21 nëpër tapetet e kuqe në fillim te karrierës së saj, sa filloi që të gënjente dhe t’i quante “Vintage”. Në një bisedë me Sydney Sweeney të Handmaid’s Tale, Blake tha: “Kam veshur rroba të Forever 21 më gjatë se sa e kam pranuar. Fillova të them se janë rroba të shtrenjta sepse isha shumë e turpëruar”, tha ajo duke qeshur. “Për mua, moda është një formë e vetë-shprehjes. Po ashtu më nxjerr jashtë zonës sime të komfortit. Njëra prej arsyeve se pse jam aktore është se zakonisht jam shumë e turpshme, kështu që është çliruese të vishesh si dikush tjetër dhe të pretendosh se je dikush tjetër”, sqaroi aktorja.