Për dy ditë policia konfiskoi 244 telefona të mençur NULL NULL 08.11.2023 17:51 08.11.2023 17:51 Gjatë dy ditëve, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë realizuar një aksion ku janë konfiskuar 244 telefona të mençur. Veç në ditën e parë të aksionit janë konfiskuar 118-të, dhe është mbyllur një biznes (Mobishop) dhe një tjetër është bllombuar, pasi që në momentin kur po realizohej aksioni lokali ishte mbyllur. Derisa sot, lokali është hapur në prezencën e pronarit nga ana e autoriteteve. Aty janë gjetur dhe konfiskuar: (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta. – (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje. Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale: “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Shmangia nga tatimi” Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt. Aksioni i policisë në Prishtinë: Mbyllet një Mobishop, konfiskohen 118 telefona të mençur