Për basketboll e futboll flitet sonte në Sports Show NULL NULL nga Emanuell Syla 30.04.2023 21:38 nga Emanuell Syla 30.04.2023 21:38 Për kalimin në finale të KB Trepçës pasi eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinalen e basketbollit kosovar, për Superligën e Kosovës në futboll dhe Ligën e Parë, do të debatojmë sonte në emisionin Sports Show në Klan Kosova, duke filluar nga ora 22:30. Do të diskutohet për finalen e basketbollit Trepça – Peja, për ndeshjet e javës 31 në Superligën e Kosovës në futboll, si dhe për formën e KF Fushë Kosova në Ligën e Parë, dhe gjasat për kalim në Superligë. Të ftuar janë Bashkim Ismajli – kryetari i KF Fushë Kosova, Driton Latifi – gazetar, Agon Fehmiu – analist i basketbollit, Ardian Llumnica – analist i futbollit dhe Petrit Hadri – ekspert i referimit.