“Për ata që s’u kthyen”, libri i Edona Kelmendit që dëshmon masakrën e Qyshkut NULL NULL 17.02.2026 07:37 17.02.2026 07:37 Edona Kelmendi ka botuar librin e saj “Për ata që s’u kthyen”, libër ky që tregon masakrën e Qyshkut. Në emisionin “Ora Shtatë”, Kelmendi tha se është e mbijetuar e kësaj masakre, në të cilën 11 familjarë iu kishin vrarë, përfshirë babanë e saj, transmeton Klankosova.tv. “E kam thënë edhe në libër që lufta ka mbaruar, por një luftë tjetër ka filluar për ata që kanë mbijetuar, luftë kjo që nuk mbaron pasi nuk ka drejtësi për të rënët”, tha Kelmendi.