Për adhuruesit e Game of Thrones – kaq paguhen aktorët për një episod NULL NULL 16.04.2019 20:02 16.04.2019 20:02 Game of Thrones u kthye për sezonin e tij të tetë dhe të fundit të hënën në mëngjes, pas një mungese gati dyvjeçare. HBO shfaqi episodin e serialit fantazi në të njëjtën kohë në SHBA dhe Britani të Madhe, transmeton Klan Kosova. Tifozët e flaktë qëndruan zgjuar deri në orët e para të mëngjesit për t’u kthyer në Westeros për herë të parë që nga gushti i 2017-ës. Por sa paguhen aktorët, shumë prej të cilëve janë rritur bashkë me serialin që korri shumë sukses!? Më poshtë rrogat e aktorëve të “Game of Thrones”, për secilin episod të serialit – i cili kësaj here do t’i ketë gjashtë. Maisie Williams (Arya Stark) – 175 mijë dollarë Sophie Turner (Sansa Stark) – 175 mijë dollarë Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) – 500 mijë dollarë Peter Dinklage (Tyrion Lannister) – 500 mijë dollarë Lena Headey (Cersei Lannister) – 500 mijë dollarë Një nga momentet më të dëshiruara dhe më të pritura televizive të dekadës besohet të ketë tërhequr një audiencë të madhe. Sipas HBO-së muajin e kaluar, 81 milionë njerëz kishin shikuar trailerin në të gjitha platformat në internet (duke përfshirë Twitter, YouTube, Facebook) në vetëm 24 orë. Rikthimi i serialit ndezi mediat sociale përsëri të hënën. klankosova.tv