Për 26 minuta Drita e ‘rehaton’ Prishtinën, 2-0 në Gjilan NULL NULL 17.04.2025 15:55 17.04.2025 15:55 Pas humbjes nga Malisheva në xhiron e kaluar, liderja e Superligës së Kosovës në futboll, duket se është këndellur shpejt. Për 26 minuta, Drita mori avantazh të dyfishtë ndaj Prishtinës, raporton Klankosova.tv. Dy gola të Veton Tushës i mbajnë “Intelektualët” në hap të mirë distance ndaj Ballkanit, pasi edhe suharekasit po avancojnë ndaj Gjilanit, me golin e Sunday Adetunjit. Këto dy ndeshje e mbyllin javën e 29′ në Albi Mall Superligë, teksa paraprakisht Dukagjini e Suhareka luajtën baras, 1-1, kurse Ferizaj mundi Malishevën 1-0, sikurse edhe Llapi Feronikelin’74, me rezultat të njejtë. Drita – Prishtina po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kreysore shqiptare, ArtMotion!