Pensionohet mjeku i Vushtrrisë që ndihmoi qytetarët në periudhat më të errëta, pranon befasi nga Kryetari Xhaferi NULL NULL 28.07.2018 14:24 28.07.2018 14:24 Pas 40 vjetëve kontribut në shëndetësi, mjeku i Vushtrrisë Dr. Shukri Gërxhaliu, është pensionuar. Në shenjë nderimi për punën dhe angazhimin e tij për shëndetin e qytetarëve, Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri i organizoi në befasi edhe një koktej përshendetës me kolegët e stafit të tij, njofton Klan Kosova. Gërxhaliu ishte një ndër mjekët e parë që vizitoi Minatorët e Trepçës në 1989 kur ata hynë në grevë urie e po ashtu ishte njëri ndër doktorët e parë që u dha ndihmë shëndetësore nxënësve të helmuar nga serbët gjatë 1990-ës. Përveç kontributit dhe angazhimit të tij në lëminë e shëndetësië, Dr. Shukri Gërxhaliu ishte edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa në Gjykatën e Hagës, ai qe dhe dëshmitar në kundër ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq për shkak të krimeve të kryera ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Angazhimi i Dr. Shukri Gërxhaliut nuk do përfundonte me kaq. Ai do bëhej edhe doktor i të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.