Pensioneri që bën 10 punë (FOTO) NULL NULL 21.04.2016 18:24 21.04.2016 18:24 Një pensioner që jeton në një ishull të Skocisë të Britanisë së Madhe, po i ndihmon ekonomisë së vendit të tij të vogël, duke i mbajtur 10-të puna njëherësh. Billy Muir i cili është 67 vjeçar, punon si zjarrfikës, në farin e ishullit, bari, biznesmen dhe kontroller i trafikut ajror, në mesin e roleve të tjera që i ka në ishullin Nrth Ronaldsay. Pavarësisht stërngarkesës me punë në një ishull që ka vetëm 50 banorë, ai thotë se ende është shumë i ri që të pensionohet dhe insiston se nuk është aq i zënë sa do të duhej të ishte. Muir është shpërblyer nga qeveria për multi-dimensioalitetin e tij. Ai po ashtu është i përfshirë në industrinë e turizmit, duke bërë rezervime për marrjen me qira të kasolleve dhe duke punuar si taksist për vizitorët e ishullit, transmeton Klan Kosova.