Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në Evropë NULL NULL 12.12.2018 19:52 12.12.2018 19:52 Pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në Evropë është e krijuar nga monedha të arit, vlera e kësaj peme është 2.3 milionë euro, kjo u shfaq në Mynih të Gjermanisë. Pema është krijuar nga kompania gjermane, Pro Aurum, e cila merret me tregtinë e metalit të çmuar. Sipas kompanisë, pema mund të kushtojë më shumë në ditët në vazhdim, pasi vlera e arit është duke u rritur çdo ditë që kalon. Kjo pemë është tre metra e lartë, dhe është bërë në bashkëpunim me një kompani austriake që merret me punimin e floririt. Punonjësit kanë vendosur gjithsej 2018 monedha floriri, për të shënuar dhe vitin 2018. Edhe ylli mbi pemë është prej floriri.