Pelosi: Kina nuk do të bëjë një plan udhëtimi për ne NULL NULL 05.08.2022 11:58 05.08.2022 11:58 Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë që Kina nuk do ta bëjë ndonjë plan udhëtimi për Amerikën “Ne nuk do t’i lejojmë që ta izolojnë Tajvanin. Ata nuk do ta bëjnë planin tonë rrugor, dhe partneriteti ShBA-Tajvan është i fuqishëm”, ka thënë Pelosi sipas raportimeve nga The Guardian. Pelosi, që ishte në vizitë në vendet e Indo-Paqësorit ka pohuar që Kina ka provuar ta izolojë Tajvanin, dhe që vizita e saj në Taipei është një “justifikim për Pekinin që të ndërmarrë prova ushtarake afër ishullit”. “Kina ka provuar që ta izolojë Tajvanin. Ata mund ta parandalojnë Tajvanin nga pjesëmarrja diku tjetër, po rata nuk do ta izolojnë Tajvanin duke na parandaluar së ardhuri këtu”, ka thënë Pelosi në Tokio. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.