Pëlhura e Qabes në vilën e Epstein, thellohet skandali (VIDEO) NULL NULL 04.02.2026 08:33 04.02.2026 08:33 Në shtëpinë e Jeffrey Epstein, të dënuarin për krime të rënda seksuale, raportohet se është gjetur edhe pëlhura e shenjtë e Qabes. Për këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi tha se njerëzit që kanë shkuar në ishullin e Epstein, sipas tij, kanë pasur mendje të prishur, duke shtuar se pëlhura ka mundur të përdoret për aktivitetet e tyre seksuale, transmeton Klankosova.tv. “Unë e shikova arsyetimin se pse e kanë kërkuar atë pëlhurë, dhe duke e ditur kontekstin dhe çka ka ndodhur në atë ishull, e lë imagjinatën me shku deri në atë ekstremin që ajo mund të jetë përdorur si mjet apo gjësend për aktivitetin e tyre seksual, që tregon se çfarë mendje të prishur kanë pasur ata njerëz”, tha Krasniqi në Klan Kosova. Nga ana tjetër, Arian Xhezairi këtë çështje e sheh në dy dimensione. “Mendoj se ka dy dimensione që mundemi me pa këtë. Një nga asketi i simbolikës, ku më shumë flet për dëshirën ose epshin e Epstein për të pasur prekje në secilën dimension të jetëve njerëzore, sepse në atë elitë, atë dimension mendoj që të humb sensi i njerëzores. Për bindjet e mia ata janë një kult satanist”, tha Xhezairi.