Pejë: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy këmbësorë NULL NULL 17.09.2023 18:19 17.09.2023 18:19 Dy këmbësorë u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës. Lidhur me rastin është ndaluar një person, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosova se ndaj L.E është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh. “Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit”, tha Nikçi. Si pasojë e tri aksidenteve që ndodhën të shtunën në Kosovë vdiqën pesë persona.