Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje të rëndë NULL NULL 04.09.2025 09:26 04.09.2025 09:26 Fotografi ilustruese / aksident trafiku Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku, gjatë ditës së sotme janë pranuar katër pacientë. Sipas njoftimit në Facebook, tre prej tyre janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa një pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po trajtohet me kujdes intensiv nga ekipi mjekësor, raporton Klankosova.tv. Nga Spitali i Pejës është bërë e ditur se personeli është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve të duhura për secilin pacient.