Pejani denoncon gruan për dhunë ndaj fëmijës 3-vjeçar, posedon edhe audio-incizime NULL NULL 18.03.2026 09:27 18.03.2026 09:27 Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë. Burri e ka denoncuar në polici gruan e tij se për një kohë të gjatë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre. Klan Kosova ka mësuar se fëmija i takon moshës 3 vjeçare. Lidhur me rastin, ankuesi posedon edhe video-incizime dhe mesazhe. “E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia transmeton Klankosova.tv.