Peja zyrtarizon lojtarin e katërt brenda ditës NULL NULL 24.06.2023 22:34 24.06.2023 22:34 Peja e ka prezantuar edhe transferimin e katërt brenda ditës së shtune. Klubi pejan me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për rikthimin e Malcolm Armstead në klub. “Malcolm Armstead rikthehet tek kampioni për edicionin 2023/2024. Armstead, mirë se vjen”, thuhet në njoftim. Peja sot ka bërë të ditur se ka zgjatur kontratën e Larry Tomas, derisa ka nënshkruar me Meriton Ismailin dhe Tervel Beck. /Klankosova.tv.