Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja – Trepça, derbi i javës së 19-të në basketboll

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 20.01.2023 12:37

Humbja e thellë nga Sigal Pristina e detyroi Trepçën ta zëvëndësoj trajnerin.

Vendin e Alex Jonçevskit e zuri turku Engin Gencoglu i cili do të debutoj këtë të diel si trajner i ekipit të Trepçës.

Por sfida e tij e parë do të jetë goxha e vështirë pasi ai së bashku me lojtarët e tij do të udhëtojnë për në “Karagaç” ku do të ballafaqohen me skuadrën e Pejës.

Ky duel është derbi i javës së 19-të i cili zhvillohet të dielën nga ora 17:00 dhe do të transmetohet direkt në Klankosova.

Në atë ditë është edhe një ndeshje tjetër në Suharekë.

Ekipi nga ky qytet, Golden Eagle Ylli do ta presë në shtëpi  Vëllaznimin e Gjakovës prej orës 19:00.

Kampioni në fuqi synon ta gjej fitoren e 15-të rresht në Superligë, ndërsa Vëllaznimi do të tentoj të kthehet tek triumfi pas dy disfatave radhazi.

Në fakt xhiro e 19-të fillon ditën e shtunë me dy super sfida.

Prej orës 17:00 takohen Sigal Prishtina dhe Bashkimi në “Pallatin e Rinisë”.

Ndërsa dy orë më vonë Rahoveci i vendit të fundit e pret në shtëpi ekipin e Ponte Prizrenit i cili është vetëm një pozitë më lartë.

lajme të ngjashme