Peja synon rikthimin ndaj Trepçës NULL NULL 15.05.2022 12:17 15.05.2022 12:17 Foto ilustruese, topi i basketit Sot do të zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Takime shumë më interesante janë zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës, sidomos gjysmëfinalja e dytë, që u përcaktua fituesi pas dy vazhdimeve, 107:105 për mitrovicasit, që kishin fituar edhe takimin e parë, 75:68. Pejanët synojnë fitoren për të ngushtuar serinë në 2:1, ndërsa ‘Xehetarët’ të fitojnë dhe kalojnë në finale. Fituesi do të ballafaqohet në finale me Golden Eagle Yllin, që e mposhti Prishtinën në tri ndeshje. /Klankosova.tv/