Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja shumë e fortë për Vëllaznimin

NULL NULL
22.11.2025 21:17

Peja ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 86-75 në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në baskjetboll.

Skyler Flatten pati më së shumti pikë te pejanët, duke shënuar 24 sosh po aq sa Marques Warrick te Vëllaznimi.

Pejanët me fitore ngjiten të parët në tabelë me 12 pikë, një më pak se Bashkimi që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Vëllaznimi mbetet i parafundit me tetë pikë.

lajme të ngjashme