Peja nuk ia doli ta fitoi Ligen Ballkanike NULL NULL 30.04.2023 23:09 30.04.2023 23:09 Peja nuk ia doli të kthehet në shtëpi me trofe. Kjo pasi klubi kosovar u mposht në finale të Ligës Ballkanike nga Hapoel Beer Sheva/Dimona. Ndeshja përfundoi me rezultat 101:95 në palestrën “Obshtinska”, në Stara Zagora të Bullgarisë. Tek klubi pejan, më të dalluarit ishin David Joseph me 31 pikë e Brad Waldow, që ia shtoi edhe 23 të tjera. Derisa tek fituesit, ata që spikatën me lojën e tyre ishin David Efiyani, me 28 pikë i ndihmuar nga Greg Whittington, me 23 pikë. Ndërkaq, Beroe nikoqirët që organizuan “Final Four”, e që u eliminuan nnë gjysnëfinale nga ekipi kosovar, u stolisën me medaljen e bronztë. Ata mposhtën në ndeshjen për vendin e tretë mposhtën ekipin nga Mali i Zi, Milenijum Kodio, me rezultat 100:87/Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.