Peja mposht Yllin në Suharekë NULL NULL 07.03.2023 21:08 07.03.2023 21:08 Peja ka triumfuar në derbin e javës së 24-të, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 95-78 (18:24, 17:28, 21:22, 22:21). Pas epërsisë së mysafirëve prej gjashtë pikësh, çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund gjashtë pikë radhazi nga pejanët bën që kjo pjesë të përfundojë 18:24. Pejanët vazhduan me lojë të mirë dhe bindëse në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë edhe më shumë, që shkoi deri në 19 pikë, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 35:52. Në pjesën e dytë vendasit tentuan rikthimin, por pejanët nuk e lejuan një gjë të tillë dhe triumfuan 78:95. Wesley Washpun dhe Henrik Sirko shënuan nga 15 pikë për therandasit, kurse te mysafirët u dalluan Arian Qollaku me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Brad Waldow me 13 pikë e 11 kërcime. Të dy skuadrat kanë nga 17 fitore e shtatë humbje. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.