Peja mirëpret me birrë francezët në Javën e Frankofonisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Peja mirëpret me birrë francezët në Javën e Frankofonisë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 22.03.2023 20:23
birra peja frankofonia

Dashamirës të birrës nga plotë vende të botës patën mundësinë të shijojnë e të mësojnë më shumë rreth prodhimit në birrarinë e vetme në Kosovë, në “Birra Peja”.

Kjo u bë e mundur në javën e frankofonisë që sivjet, në edicionin e 23-të, kryeqytet e ka Pejën, raporton Klan Kosova.

Përshtypjet për këtë pije duket se ishin maksimale, ashtu si edhe pritshmëritë.

Ardhja në gjigantin “Birra Peja”, nuk u zgjodh rastësisht, meqë kompania është edhe sponsor i ngjarjes që tashmë është bërë tradicionale.

Ndërkohë që java e Frankofonisë do të vazhdojë deri me 25 mars me atmosferë kinematografike, muzikore e gastronomike. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS