Peja me fitore të madhe ndaj Trepçës NULL NULL 19.03.2023 19:04 19.03.2023 19:04 Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës, me rezultat, 73-70, në kuadër të javës së 26-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Çerekun e parë e nisën mirë vendasit, duke triumfuar me shifrat 23-18. Në të dytin pejanët u kthyen në lojë duke e fituar 20-13. Në periodën e trëtë, pejanët vazhduan ta mbanin epërsinë, duke e fituar me rezultat 25-16. Në çerekun e fundit, mitrovicasit ishin më saktë me shifrat 18-10, por nuk mjaftoi. Peja në fund triumfoi me rezultat 73-70. Më të dalluarit në fitoren e Pejës ishte Larry Thomas me 10 pikë, 10 kërcime dhe pesë asistime dhe Bradly Waldow, me 11 pikë, 20 kërcime dhe 2 asistime. /Klankosova.tv.