Peja i bashkohet Trepçës në finale të Superkupës NULL NULL 15.09.2023 22:21 15.09.2023 22:21 Peja është kualifikuar në finale të Superkupës, pasi në gjysmëfinale mposhti Golden Eagle Yllin. Pejanët triumfuan ndaj suharekasve me rezultat 79-72, njofton Klankosova.tv Skuadra e Pejës në finale do të ballafaqohet me Trepçën, që mposhti Prishtinën. Finalja do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 17:30.