Peja godet me transferimin e dytë brenda një dite NULL NULL 24.06.2023 20:10 24.06.2023 20:10 Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje edhe me basketbollistin Tervell Beck. Klubi nga Peja këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv. Tervell është zhvilluar si basketbollist në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vjen nga Cleveland, Ohio dhe është i gjatë 201cm. Amerikani sezonin e kaluar ka luajtur në ELBL League tek ekipi BK Valmiera me mesatare prej 29.9 minuta për ndeshje. Tervell ka shfaqur përformancë superiore në sezonin e kaluar duke arritur kuoten mesatare prej 18.27 pikëve, 5.83 kërcimeve e 1.27 asistimeve për ndeshje. Ndryshe, Peja sot ka njoftuar edhe për nënshkrimin e Meriton Ismailit. /Klankosova.tv.