Peja fiton kryendeshjen dramatike NULL NULL 30.10.2022 19:37 30.10.2022 19:37 Reprizën e transmetimit mund ta shikoni sonte nga ora 23:0 në Sport 1 në Artmotion (kanali nr.123) Peja mbetet e pamposhtur në Prince Caffe Superligë pasi e ka mposhtur Sigal prishtinën me rezultat të ngushtë 79:77 në kryendeshjen e xhiros tetë. 2 minuta e 56 sekonda pa përfunduar dueli, Peja kishte 10 pikë epërsi (78:68) mirëpo një seri e shpejtë e mysafirëve prej 8 me 1 duke përfshirë dy treshet e Rrezart Mermedit, e ngushtuan rezultatin në minimum (79:77) kurse Memedi pati edhe një tentim në sekondën e fundit por kësaj here topi nuk gjeti cakun dhe Peja mbetet e pamposhtur në tetë xhirot e deritashme. Më efikasi te Peja ishte edhe një herë Rodney Purvis, me 20 pikë, prej tyre gjashtë treshe kurse qendra Waldow luajti me double double prej 12 pikëve dhe 12 kërcimeve. Duhet theksuar se për shkak të ndërprerjes në linjën transmetuese nga Palestra “Karagaç” transmetimi i ndeshjes Peja – Sigal Prishtina, ishte ndërprerë ndërsa ju njoftojmë se reprizën e ndeshjes Peja – Sigal Prishtina do të mund ta shikoni sonte nga ora 23:00 në Sport 1 (kanalin nr. 124 në Artmotion).