Peja e pandalshme, fiton dhe kryeson (VIDEO) NULL NULL nga Naim Selmani 02.10.2022 20:26 nga Naim Selmani 02.10.2022 20:26 Mysafirët e nisën sfidën duke shënuar të parët. Isiah Umipig e krijoi epërsinë për Pejën në udhëtim te Vllaznimi në palestrën “Shani Nushi”. Por vendasit u përgjigjën shpejt me treshe nga Atik Koshi. Megjithatë shqiponjat në përfundim të çerekut të parë e bënë diferencën, duke e mbyllur me rezultat 15:28. Sido që të jetë, ekipi i rikthyer në Price Caffe Superligën e Kosovës, nuk u dorëzua. Kjo pasi Vllaznimi me shumë përkushtim arriti që çerekun e dytë ta përfundojë me rezultat 24:14. Pas pushimit Peja u fut në çerekun e tretë për ta mbajtur epërsinë. Ndonëse rezultati ishte i ngushtë, mysafirët edhe këtu dolën triumfues me rezultat 12:18. 12 pikë Vllaznimi i shënoi edhe në çerekun e fundit, të cilat nuk mjaftuan për t’iu shmangur humbjes së tretë këtë sezon me rezultat 63:75. Rodney Pervis ishte basketbollisti që e udhëhoqi Pejën drejt fitores së katërt këtë edicion nga po aq fitore. Ai realizoi 30 pikë dhe bëri 3 kërcime dhe 4 asistime, duke u ndihmuar edhe nga kapiteni Arti Hajdari me 13 pikë. Te Vllaznimi i dallua Damonte Dodd me 14 pikë 12 kërcime e 1 asistim. Ndërsa nga 12 pikë i shënuan Atik Koshi e Uilliam Brovn.